Please enter at least 3 characters.

Komuna e Gjakovës shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Sot në Gjakovë është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit, ditë kjo e cila është një ditë tejet e rëndësishmë për historinë e vendit tonë.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me nënkryetarin Flamur Fetahaj, kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Arbënesha Kuçi, kryetarin e OVL-UÇK në Gjakovë, Sadri Hoxha , ish komandantin e Brigadës 135, Avdyl Zeneli, ish pjesëtarë të UÇK-së, zyrtarë komunal, zyrtarë policorë e figura të tjera, gjatë ditës së sotme bënë homazhe pranë shtatores së lirisë, në nderim të të gjithë atyre që flijuan jetën në shërbim të atdheut.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha që në këtë ditë të shënuar të shtet ndërtimit, shprehim mirënjohje edhe për të gjithë ata që sakrifikuan në çfarëdolloj forme për lirinë e vendit tonë

“Me krenari dhe mirënjohje kujtojmë dhe nderojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar të shtet ndërtimit, shprehim mirënjohje edhe për të gjithë ata që sakrifikuan në çfarëdolloj forme për lirinë e vendit tonë.”, tha fillimisht Gjini.

Gjini po ashtu shtoi që sakrifica e dëshmorëve dhe ish luftëtareve,  është themeli i shtetit tonë dhe burim frymëzimi për brezat që vijnë.