Please enter at least 3 characters.

Komuna e Ferizajt mbështet organizatat joqeveritare, klubet sportive e kulturore

2024/08/Komuna-e-Ferizajt05-780x439-1.jpg

Komuna e Ferizajt edhe gjatë këtij viti sipas ligjeve në fuqi ka shpërndarë qindra e mijëra euro subvencione për organizatat joqeveritare, grupet kulturore dhe klubet sportive. E gjithë këto subvencione tashmë janë publikuar nga kjo komunë me qëllim të rritjes së transparencës, madje janë publikuar edhe shumat e pranuara nga secili klub apo organizatë.

Sipas njoftimit të komunës komisioni vlerësues ka shpallur listën e përfituesve duke u mbështetur në nenin 16 dhe 20 të rregullores MF-Nr-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

“Palët e pakënaqura kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë pranë komisionit për shqyrtimin e ankesave në drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, brenda afatit prej pesë ditësh nga publikimi i listave”, thuhet në njoftim./Telegrafi/