Please enter at least 3 characters.

Komplikime gjatë lindjes, vdes në QKUK 31-vjeçarja disa ditë pas humbjes së foshnjës

Komplikime gjatë lindjes, vdes në QKUK 31-vjeçarja disa ditë pas humbjes së foshnjës
Komplikime gjatë lindjes, vdes në QKUK 31-vjeçarja disa ditë pas humbjes së foshnjës

Një nënë lehonë ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

31-vjeçarja kishte pasur komplikime gjatë shtatzanisë dhe poashtu gjatë procesit të lindjes.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Intensives, Shaqir Uka.

“Pacientja fatkeqësisht nuk ka mundur tu bëjë ballë komplikimeve që kishte gjatë shtatzanisë dhe procesit të lindjes, dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.

Uka ka bërë të ditur se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht në Mjekimin Intensiv dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, nuk ia doli.

Po ashtu e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes. /Telegrafi/