Komiteti për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze heton rrëzimin e aeroplanit në Shkup
07/09/2016
Në vendin ku ka rënë avioni 'Piper PA 34-200 T Seneka' në Shkup, kanë dalë ekipet e Komitetit për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky komitet është një trup i pavarur hetues, i themeluar sipas obligimeve të Konventës ndërkombëtare për aviacion civil, që është nënshkruar nga Maqedonia.
Për këtë fatkeqësi, fillimisht njoftuan banorët lokal të cilët kanë dëgjuar eksplodim dhe kanë parë flakë, ndërkaq zhdukjen e aeroplanit nga radarët e ka paraqitur në MPB Kontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit./Telegrafi/


