Please enter at least 3 characters.

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve

2017/04/munishi.jpg

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pezulluar për një vit nga pozita e tij gjyqtarin Bajram Gashi, ndërsa për gjashtë muaj asistentin e tij Edmond Zeqiri. Delegati Ali Ajeti është dënuar me dy vjet ndalesë së kryerjes së funksionit të delegatit.

Ky komision e ka dënuar me gjashtë muaj ndalesë kryerje të funksionit si trajner edhe Ismet Munishin.

Vendimet kanë ardhur pas video-skandalit ku shfaqej gjyqtari Bajram Gashi duke i treguar Munishit se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të sezonit të kaluar.

Më poshtë është komunikata e plotëKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2017 – ditë e mërkurë ora 12:00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15-16.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;V E N D I M EBAJRAM GASHI; gjyqtar futbolli, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodeksit për mirësjellje;DENOHETMe ndalese të referimit në kohëzgjatje për 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6EDMOND ZEQIRI; gjyqtar futbolli (asistent) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje;DENOHETMe ndalesë të referimit në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5ALI AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje neni 2 dhe 6DENOHETMe ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit (vëzhguesit të ndeshjeve) dhe funkcioneve tjera në Federatë në kohëzgjatje për; 2 (dy) vjet lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6ISMET MUNISHI; trajner futbolli me numër të licencës 151 , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkelje të kodeksit per mirësjellje neni 2 dhe 6DENOHETMe ndalese të kryerjes së funkcionit të trajnerit dhe finkcioneve tjera në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.KF”PRISHTINA”nga Prishtina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin”Agron Rama”në Obliqi (raportet plotësuese të klubit dhe zyrtarëve)DENOHETMe zhvillimin e; 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.KF”FERONIKELI”nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar në stadiumin”Rexhep Rexhepi”në Drenas (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe klubit)DENOHETMe të holla , në shumë prej; 800 euro (tetëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)KF “TREPÇA 89” nga Mitrovica, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes)DENOHETMe shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.MILAN RISTOVSKI; lojtar I klubit të futbollit”FERIZAJ”nga Ferizaj me numër të librezës sportive 2575/17 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit (për provokime drejtuar spektatorëve të klubit nikoqir) në ndeshjen e javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “Rizah Lushta” në Mitrovicë (raportet plotësuese dhe deklarata vetanake e lojtarit në procedure)DENOHETMe shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.KF”LIRIA”nga Prizreni , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin”Perparim Thaqi”në Prizren (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe të klubit; manifestim i sjelljeve jo sportive i spectatorëve vendas drejtuar zyrtarëve të ndeshjes )DENOHETMe shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1KF”FLAMURTARI”nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Flamurtari – Kosova (P) e zhviilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ; raportet plotesuese (hudhje e gjasendeve të forta në fushë nga ana e spectatorëve të klubit nikoqir – Flamurtarit)DENOHETme të holla në shumë prej; 500 euro (pesqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2XHEVAT VALLQI; zyrtar (drejtor i stadiumit) në klubin e futbollit”TREPÇA 89”nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim te sjelljeve jo korrekte (kercnime drejtuar gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi) pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 -FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë ; raportet plotësuese të zyrtar1ve dhe deklarata plotësuese e z Xhevat Vallqi ;DENOHETMe shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.MARK MILICAJ; lojtar i klubit të futbollit”FERONIKELI”nga Drenasi me numër të librezës sportive 7383 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin”Adem Jashari”në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);DENOHETMe ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.ARDIAN MUSTAFA; mdiohmëstrajner në klubin e futbollit”RAHOVECI”nga Rahoveci me numër të licencës 30/Pz në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jospoertive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – RAHOVECI e zhvilluar në Pozharan (në mungesë të deklaratës vetanake)PEZULLOHETDeri në vendimin përfundimtar të komisionit Disiplinor pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajenri në pezullim z. Ardian Mustafa, afati datë 21.04.2017.(Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)Deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (kompletimin e provave) mbetën në proceduretë PEZULLIMIT;Arben Beqiri ; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja Fatmir Rexhe; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja Vigan Gutiq; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja” Florim Kryeziu; kryetar i klubit të futbollit”Ballkani”nga Suhareka Gëzim Hasi; kryetarjner i klubit të futbollit”Ballkani”nga SuharekaKËSHILLA JURIDIKE;Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa në shkallën e dytë , në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimeve në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.04.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimeve.Prishtinë, datë 19.04.2017Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.