Please enter at least 3 characters.

Komenti më i bukur për eliminimin e Barcelonës erdhi nga Klopp: Më treguan në tunel, por mendova se ishte shaka

2018/04/GettyImages-944609668.jpg
271:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Jurgen Klopp of Liverpool applauds the fans after victory in the Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)
18:"Laurence Griffiths

Dita e martë zbuloi emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë, me Liverpoolin dhe Romën që kanë siguruar një vend.

Liverpooli e mposhti Manchester Cityn në dy takime, ndërsa Roma bëri përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës.

E për këtë nuk kishte besuar trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, kur i treguan se Roma është në gjysmëfinale.

Klopp duke iu gëzuar fitores së Liverpoolit . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)

“Kur isha në tunelin e dhomave të zhveshjes, më thanë se çfarë kishte ndodhur në Romë. T’ju them të vërtetën mendova se ishte një shaka”.

“Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti për Romën, sepse është një ekip fantastik, por nuk e prisja këtë përmbysje të madhe”.

Klopp beson te Liverpooli. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Ata e humbën Salahin dhe janë në gjysmëfinale, kjo është fantastike”, ka deklaruar Klopp.

Roma dhe Liverpooli do t’i mësojnë të premten rivalët për ndeshjet gjysmëfinale. /Telegrafi/