Please enter at least 3 characters.

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra para përballjes vendimtare

Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme.

Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026. /Telegrafi/


- YouTubewww.youtube.com