Please enter at least 3 characters.

Kombëtarja e Shqipërisë publikon listën anti Turqi, dy futbollistë të ftuar për herë të parë

2017/11/GettyImages-858459930.jpg
243:"ALICANTE, SPAIN - OCTOBER 06: Elsie Hysaj of Albania applauds fans at the end of the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Spain and Albania at Estadio Jose Rico Perez on October 6, 2017 in Alicante, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen miqësore ndaj Turqisë në Antalya me 13 nëntor.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka ftuar emra të rinj për këtë ndeshje.

Astrit Ajdarevic do ta veshë për herë të parë fanellën kuq e zi, ndërsa në listë janë edhe Ylber Ramadani që ka luajtur më parë për Dritën e Ferizajn në Kosovë dhe tani aktivizohet për Veljen në Danimarkë.

Në Kombëtare është rikthyer edhe super mesfushori Amir Abrashi që ka lënë mbrapa lëndimin si dhe Sabijen Lilaj i Skënderbeut.

Befasi është ftesa për Naser Alijin i cili është pa skuadër por vazhdon të stërvitet me Baselin.

Ndërsa në fazën e sulmit mungesa të rëndësishme janë ato të Bekim Balajt dhe Sokol Cikalleshit të lënduar.

Lista e plotë e Shqipërisë:Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Ivan Balliu (Metz), Arlind Ajeti (Crotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Frederic Veseli (Empoli), Berat Gjimshiti (Benevento), Ermir Lenjani (Sion), Naser Aliji (Pa skuadër)

Mesfushorë: Migjen Basha (Bari), Amir Abrashi (Freiburg), Ylber Ramadani (Velje), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Taulant Xhaka (Basel), Andi Lila (Pas Janina), Astrit Ajdareviç (AEK Athinë), Odise Roshi (Grozny), Ledian Memushaj (Benevento).

Sulmues: Armando Sadiku (Legia Warsaw), Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Liridon Latifi (Puskas Akadémia), Azdren Llullaku (Tobol)