Please enter at least 3 characters.

Kombëtarja e Arabisë Saudite nuk e mban një minutë heshtje për viktimat në Londër (Foto/Video)

2017/06/saudi-1.jpg
21:"© lukenunn89/Twitter

Kombëtarja e Arabisë Saudite nuk janë bashkuar në mes të fushës për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e terrorit në Londër.

Ndeshja e zhvilluar në Adelaide të Australisë për kualifikimet e Kampionatit Botëror prodhoi një rast jo të këndshëm.

Foto janë duke e bërë xhiron e botës me skuadrën e Australisë të rreshtuar në mes, e sauditët të shpërndarë.

Edhe lojtarët që ishin në bankën rezervë të Arabisë Saudite refuzuan t’i nderojnë viktimat.

Mund të jetë që skuadra nuk e ka kuptuar konceptin, por disa nga ta kryen respektin. /Telegrafi/