Please enter at least 3 characters.

Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont

2024/09/DSC_1894-1100x597-1-e1726348738274.jpg

Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gardën Kombëtare të Iowa-s në SHBA, e që ishte edhe zëvendës kryesues i Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë, ka thënë se përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë domethënëse.

Ushtaraku amerikan, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO është afër.

“Përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të rëndësishme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO është në horizont. Më e mira nuk ka ardhur ende për Kosovën dhe Iowa është partnere në këtë rrugëtim”, shkroi Jacobus. /Telegrafi/