“Kohë të mira dhe miq të mirë”, postimi i fundit i Hayden Panettiere vetëm dy javë para vdekjes
Hayden Panettiere pozoi për herë të fundit me një mikeshë në Instagram vetëm pak javë para vdekjes së saj të papritur në moshën 36-vjeçare.
Më 27 korrik, aktorja ndau një fotografi bardh e zi me fotografin dhe mikun e saj Randall Slavin, në një moment që në atë kohë dukej krejt i zakonshëm.
Në fotografi, Panettiere shfaqej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa Slavin e kishte kapur pranë vetes, shkruan DailyMail.
Ajo e shoqëroi imazhin me një mesazh të shkurtër: “Kohë të mira dhe miq të mirë”.
Pas lajmit për vdekjen e saj, ky postim mori një tjetër kuptim dhe u mbush me komente nga fansat dhe miqtë e saj.
Slavin, i cili ishte mik i afërt i aktores, e ripostoi fotografinë në Instagram pas lajmit tragjik dhe shkroi: “Paqja qoftë me ty, H”.
Edhe aktorja Selma Blair reagoi në postimin e fundit të Panettiere me disa komente të dhimbshme, duke i kërkuar të mos largohej.
Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet e saj si Claire Bennet në “Heroes” dhe Juliette Barnes në “Nashville”, ndërroi jetë të dielën në moshën 36-vjeçare.
Përfaqësuesi i saj e përshkroi si “një dritë të jashtëzakonshme” që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Vdekja e saj erdhi vetëm disa muaj pasi publikoi kujtimet “This Is Me: A Reckoning”, në të cilat foli hapur për jetën si yll fëmijë, varësinë, depresionin pas lindjes, marrëdhëniet abuzive dhe humbjen e vëllait të saj, Jansen. Ajo la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya. /Telegrafi/


