Please enter at least 3 characters.

KMDLNj analizon vdekjet dhe vetëvrasjet në burgjet e Kosovës 1999-2019, jep disa rekomandime

2018/12/Selia-e-KMDLNJ-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka bërë një analizë me temë "Mbi vdekjet dhe vetëvrasjet në burgjet e Kosovës 1999-2019".Sipas KMDLNj-së që nga viti 1999 përkundër problemeve që e kanë përcjellë Shërbimin Korrektues të Kosovës , kryesisht të natyrës materiale por edhe logjistike, numri i të burgosurve ndaj të cilëve është përdorur forcë jo proporcionale fizike është i papërfillshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe shumë shtete të BE-së dhe SHBA.

KMDLNj thekson se nëse krahasohen raportet dhe statistikat atëherë Kosovën e nxjerrin në mesin e shteteve që në aspektin e trajtimit fizik të personave të privuar nga liria qëndron në majat e këtyre listave në aspektin pozitiv.

Në këtë analizë KMDLNj thekson se e sheh problemin e SHKK te mungesa e stabilizimit të menaxhmentit në pozita udhëheqëse, ndërrimin e shpeshtë të këtij stafi dhe ndikimin politik gjatë rekrutimit të pozitave udhëheqëse. Po ashtu KMDLNj thekson se ka mungesë të trajnimit të stafit për kategori të caktuara siç janë : për të miturit me masë edukative apo të miturit e dënuar, mungesë e stafit profesional për femrat e burgosura, për të dënuarit që janë vartës nga narkotikët , stafit për punë me pjesëtarë të pakicave kombëtare e që janë të burgosur si dhe mungesë e stafit që do të punojnë me kategorinë e ashtuquajtur të burgosur të radikalizuar.

Ndërsa KMDLNj në këtë analizë thotë se për të marrë masa parandaluese për vetëvrasjen e të burgosurve propozon që Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve, organizatat që i monitorojnë këto shërbime si dhe shërbimet tjera profesionale të ulen në një raund të konsultimeve duke identifikuar shkaktarët e mundshëm dhe në bazë të tyre të dalin me rekomandime për trajtimin e këtyre rasteve.

Analiza e plotë i KMDLNj-së:Rasti i fundit i vetëvarjes së të dënuarit F.I. 23 vjeçar nga Vushtria , në vuajtje të dënimit nëBurgun e Dubravës , me të drejtë nxiti reagime të shumta , si nga organizatat monitoruese ,mediet elektronike dhe të shkruara , vet SHKK –ës dhe opinionit në Kosovës. Rasti i vetëvarjessë të dënuarit F.I. ka ndodhur me 5 shtator 2019 dhe , sipas informatave të KMDLNj –së , rastiështë duke u hetuar , janë suspenduar dy oficerë korrektuese dhe është qartësuar një linjë hetimiqë ka të bëjë me rastin konkret. KMDLNj , në bazë të një informate të një të burgosuri kakërkuar të hetohen shkaqet rrethanore që mund të kenë ndikuar në mënyrë direkte apo indirektenë vetëvarjen e F. I . në Burgun e Dubravës. Në ndërkohë pati reagime të paverifikuara semungesa e përkujdesjes shëndetësore si dhe dhuna fizike e përdorur ndaj të ndjerit F. I. mund tëkenë ndikuar në përfundimin tragjik të jetës së një të dënuari , në rastin konkret të F.I. Pastaj , nëmedie dolën informata të paverifikuara për numrin e vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës nëndërkohë që nuk bëhej dallimi fare midis rasteve që kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve tëpashërueshme dhe rasteve të vetëvrasjeve duke krijuar në këtë mënyrë një pasqyrë joreale përtrajtimin që e kanë të privuarit nga liria në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese nëKosovë si edhe shërbimeve shëndetësore që iu ofrohen në këto institucione të privimit nga liria.Përkundër disa lëshimeve dhe gabimeve , KMDLNj , me përgjegjësi morale , profesionale dheligjore ka pohuar dhe pohon se Shërbimi Korrektues i Kosovës është shërbimi më i mirëkrahasuar me vendet e rajonit e që të njëjtin qëndrim apo të përafërt e kanë edhe IAP dheorganizatat tjera monitoruese , vendore dhe ndërkombëtare. Sipas të dhënave të KMDLNj –së eqë janë edhe të dhëna të SHKK –ës por edhe të organizatave tjera monitoruese gjatë tri viteve tëfundit ( 2017 , 2018 dhe 2019 ) në burgjet e Kosovës kanë vdekur dhe vetëvrarë 15 të burgosurprej tyre 12 kanë vdekur nga sëmundjet kurse 3 janë vetëvrarë. Kështu , në vitin 2017 numri ivdekjeve nga sëmundjet është 6 të burgosur ndërsa të vetëvrarë janë 0. Në vitin 2018 2 tëburgosur kanë vdekur nga sëmundjet kurse 1 i burgosur është vetëvrarë. Ndërsa , që nga fillimi ivitit 2019 e deri më tani 4 të burgosur kanë vdekur nga sëmundjet natyrore kurse 2 të burgosur janë vetëvrarë. Nëse i marrim të gjitha rastet e vdekjeve dhe të vetëvrasjeve , që nga viti 1999 ederë më 9 shtator 2019 del se kanë vdekur 67 të burgosur prej tyre 51 kanë vdekur nga sëmundjetkurse 16 janë vetëvrarë. Nëse krahasohet numri i të të burgosurve që janë vetëvrarë në Kosovëme të njëjtën kategori në SHBA dhe BE del se në Kosovë në 100.000 të burgosur , kanë bërëvetëvrasje 18 të burgosur. Në SHBA , në 100.000 të burgosur janë 100 të burgosur të vetëvrarëkurse në vendet e BE-së , në 100.000 të burgosur janë 120 deri në 150 të vetëvrarë.KMDLNj ka një përvojë të gjatë monitruese në institucionet e privimit nga liria ( ndalimi policor, qendrat e paraburgimit , qendrat korrektuese sikur edhe të tjera ) , që nga viti 1999. Përkundërproblemeve që e kanë pëprcjellë Shërbimin Korrektues të Kosovës , kryesisht të natyrësmateriale por edhe logjistike , numri i të burgosurve ndaj të cilëve është përdorur forcëjoproporcionale fizike është i papërfillshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe shumë shtete tëBE-së dhe SHBA . Mos të flasim për trajtimin e të burgosurve në Amerikën Latine , shtetetaziatike apo Afrikë. Nëse krahasohen raportet dhe statistikat atëherë Kosovën e nxjerrin në mesine shteteve që në aspektin e trajtimit fizik të personave të privuar nga liria qëndron në majat ekëytre listave në aspektin pozitiv.Sa i përket trajtimit shëndetësorë , Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve e ndanë fatin einstitucioneve shëndetësore publike.Nuk qëndron fakti se të burgosurve u mohohet mbrojtjashëndetësore , se nuk ka barëra apo se mungojnë psikologët , psikiatrat dhe profili tjetërmjekësorë . Në çdo qendër korrektuese por edhe në disa qendra të paraburgimit ka psikologë meorarë të plotë , psikiatra sipas kërkesës dhe nevojës ndërsa mbikëqyrja shëndetësore është 24 orëkurse në raste të urgjencës dërgohen në spitalet rajonale apo në QKUK-ë. Të gjitha organizatatdhe institucionet që monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria kanë qasje të plotë nëkartonin ( dosjen ) shëndetësore të gjithë personave të privuar nga liria ku janë të shënuara tëgjitha problemet shëndetësore që i kanë pasur më parë , që i kanë fituar gjatë qëndrimit në burg ,janë të evidentuara të gjitha vizitat mjekësore brenda dhe jashtë institucioneve të burgut sikur qëshënohet lloji dhe koha e terapisë që ia cakton mjeku dhe që i jepet personit të burgosur.Sidomos gjatë qëndrimit në vetmi , veçim apo kur është nën regjim të mbikëqyrjes së shtuar , iburgosuri vizitohet çdo ditë nga mjeku. Në raste të vdekjes apo vetëvrasjeve të personave tëprivuar nga liria bëhet obduksioni dhe përpilohet raporti për shkaqet dhe natyrën e vdekjes. Kjoështë në pika të shkurtëra për të sqaruar opinionin për gjendjen reale në burgjet e Kosovës edhesa i përket trajtimit fizik , ashtu edhe atij shëndetësorë.KMDLNj e sheh problemin e SHKK te mungesa e stabilizimit të menaxhmentit në pozitaudhëheqëse , ndërrimin e shpesht të këtij stafi dhe ndikimin politik gjatë rekrutimit të pozitaveudhëheqëse , mungesës së trajnimit të stafit për kategori të caktuara siç janë : për të miturit memasë edukative apo të miturit e dënuar , mungesë e stafit profesional për femrat e burgosura , përtë dënuarit që janë vartës nga narkotikët , stafit për punë me pjesëtarë të pakicave kombëtare e qëjanë të burgosur si dhe mungesë e stafit që do të punojnë me kategorinë e ashtuquajtur tëburgosur të radikalizuar.KMDLNj , si dhe organizatat tjera monitoruese kanë kërkuar që të dënuarit me diagnozë terciaredhe me sëmundje që përfundojnë me fatalitet , të lirohen ga vuajtja e dënimit apo të gjendetndonjë formë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë pranë familjes. Po të përfillej ky rekomandimi KMDLNj –së dhe organizatave tjera monitoruese nuk do të ndodhte që të burgosurit me kancerapo sëmundje tjera të pashërueshme të vdesin në burgje por do të vdisnin në shtëpi apo në ndonjëinstitucion shëndetësorë ku do të dërgoheshin nga familja. Po të përfillej kërkesa e KMDLNj –sëdhe organizatave tjera monitoruese , nuk do të ndodhte që një kufomë e gjallë siç është rasti iDriton Hajdarit të mbahet në burg dhe të presim 19 shtatorin kur Paneli për Lirim me Kusht so tëvendosë për lirim me kusht nëse deri atëherë do të jetë gjallë. Sipas informatave të KMDLNj –së, janë 12 deri 15 raste kur të burgosurit mbehen në burgje me një diagnozë terciare dhe nëkundërshtim me të drejtat e njeriut dhe në këtë mënyrë i shkaktojnë shumë probleme ShërbimitShëndetësorë të Burgjeve dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës , si adresa të vetme tëpërgjegjësisë për vdekjen e të burgosurve ndonëse përgjegjësi e tyre është ta ekzekutojnëvendimin e një gjykate . Hakmarrja e shtetit ndaj atyre që e shkelin ligjin duhet të përfundojë meshqiptimin e dënimit pastaj , me të burgosurit duhet të merren shërbimet e tjera , në radhë të parëShërbimi Korrektues i Kosovë dhe për këtë duhet të ketë kompetenca të plota që deri më tani nukështë ashtë e për më keq i janë marrë edhe disa kompetenca që i ka pasur.Personat e privuar nga liria në Kosovë kanë nevojë të punojnë dhe me këtë kanë mundësi tëpërfitojnë beneficione si dhe një buxhet vetanak. Beneficionet e fituara me punë , si mjeti mëefikas i risocialoizimit dhe sjellje janë hallka kryesore e zingjirit , që nga dita e parë e vuajtjes sëdënimit e deri te lirimi i parakohshëm. Të burgosurit në Kosovë duhet ta kenë ofertën e qartë seçka fitojnë nëse e pranojnë dhe e kalojnë programin e risocializimit dhe për këtë duhet të kenëgarancë e që deri më tani nuk ka qenë kështu.Të burgosurit në Kosovë duhet të pëprfitojnë më shumë nga Paneli për Lirim me Kusht , ngafalja e presidentit dhe Kosova duhet ta ketë ligjin për Amnisti e të cilin nuk e ka apo e ka zbatuarsipas parimit etnik ose atij politik. Të burgosurit në Kosovë duhe të kenë më shumë vikende kurse ata që janë në marëdhënie të rregullt pune gjatë vuajtjes së dënimit duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që iu garanton Ligji i Punës duke e përfshirë edhe pushimin vjetor në shtëpi apo vend ku ata e vendosin.Në Kosovë duhet përfundimisht të eliminohet kategoria e VIP të burgosurve që në të shumtën erasteve ( edhe për beneficione sikur edhe për shërbime shëndetësore ) përfitojnë në kurriz tëatyre që vërtetë e meritojnë por se nuk kanë përkrahje politike , nuk janë të fuqishëm materialishtapo kanë qenë pa status shoqërorë para se të fillojnë vuajtjen e dënimit.Si përfundim, për të marrë masa parandaluese për vetëvrasjen e të burgosurve KMDLNjpropozon që Shërbimi Korrektues i Kosovës , Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve , organizatat qëi monitorojnë këto shërbime si dhe shërbimet tjera profesionale ( psikologët , psikiatrat ,punëtorët socialë , sociologët , edukatorët etj.) të ulen në një raund të konsultimeve duke identifikuar shkaktarët e mundshëm dhe në bazë të tyre të dalin me rekomandime për trajtimin e këtare rasteve .Hulumtimin për të drejtat e të burgosurve të radikalizuar dhe të margjinalizuar e ka përkrahurFondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS./Telegrafi/