Please enter at least 3 characters.

Klopp: Nuk keni parë një skuadër si kjo që luftonte pa karburant dhe një portier që i bën gjërat të duken të lehta

2019/06/JurgenKloppfinal-1.jpg
316:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool is thrown in the air as he celebrates with his players and staff after winning the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka përfunduar seria e finaleve të humbura për Jurgen Klopp. Trajneri gjerman e ka fituar Ligën e Kampionëve si trajner i Liverpoolit.

Redsat fituan ndaj Tottenham Hotspurit me rezultat 2-0 në finalen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Wanda Metropolitano në Madrid.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Jam shumë i kënaqur për djemtë, jam shumë i lumtur për të gjithë këta njerëz, jam shumë i lumtur për familjen time...".

"A e keni parë ndonjëherë një skuadër si kjo? Duke luftuar pa karburant në rezervuar. Dhe kishim një portier që i bën gjërat e vështira të duken të lehtë".

"Sonte (e shtunë) do të jetë e shkëlqyer. Kjo mund të jetë nata më e mirë në jetën time, në aspektin profesional.

"Kjo është shumë e rëndësishme. I kemi pronarët që nuk na kanë dhënë presion, ata vetëm na mbështesin dhe thonë: 'Mund t'ia dilni'. Janë fantastikë", është shprehur Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/