Please enter at least 3 characters.

Klopp: Jam i emocionuar, mezi presim të provojmë mbrojtjen e trofeut në Ligën e Kampionëve

2019/08/Champions-League-final-Jurgen-Klopp-reveals-Pep-Guardiola-called-him-to-congratulate-Liverpool-on-beating-Spurs.jpg

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mund të presë që skuadra e tij të provojë dhe të mbrojë titullin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Reds janë kampionët mbretërues në Evropë, duke pasur parasysh fitoren e tyre 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e sezonit të kaluar.

Por, tani ata duan ta përsërisin këtë sukses, pasi kuptuan shortin e tyre për fazën e grupeve të sezonit 2019/2020.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp nuk mund të presë që ndeshjet të fillojnë dhe skuadra e tij të provojë mbrojtjen e trofeut.

"Sigurisht jam i emocionuar për garën. Ne mendojmë tani për Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo", ka thënë fillimisht Klopp.

"Kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjet dhe do ta bëjmë atë. Është e shkëlqyeshme, absolutisht e shkëlqyeshme. Unë me të vërtetë po e pres me padurim".

"Siç e dinë të gjithë, të gjithë në Liverpool ndjejnë futbollin e Ligës së Kampionëve, kështu që do të jetë mirë. Netët evropiane në Anfield, të gjitha janë të mirëseardhura".

"Le të bëjmë ashtu siç mundemi", përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/