Please enter at least 3 characters.

Klopp, i befasuar që United e shiti Kagawan

2016/01/klopp-i-befasuar-q-euml-united-e-shiti-kagawan_hd.jpg

Mesfushori japonez u largua nga BVB drejt Old Traffordit para dy vitesh, mirëpo këtë verë u kthye në drejtim të kundërt.

“Isha paksa i befasuar që Kagawa ishte përsëri në treg”.

“Viti i tij i parë te Manchester Unitedi, ishte i fundit për Sir Alex Ferguson , prandaj nuk ishte koha e duhur për zhvillimin e lojtarëve”.

“Viti i dytë i Kagawas te United ishte i pari për trajnerin e ri (David Moyes), prandaj edhe ky vit kishte të bëjë me rezultatet. Pastaj erdhi trajneri i tretë (Louis van Gaal) me një filozofi shumë të suksesshme”.

“Prandaj ne e pamë shansin për ta transferuar Kagawan dhe e shfrytëzuam”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/