Please enter at least 3 characters.

Klopp flet për përmbysjen ndaj Aston Villës: Në asnjë moment nuk besoja se do ta fitonim ndeshjen

2019/11/GettyImages-1185070154.jpg
310:"BIRMINGHAM, ENGLAND - NOVEMBER 02: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool and Jordan Henderson of Liverpool celebrate following their sides victory in the Premier League match between Aston Villa and Liverpool FC at Villa Park on November 02, 2019 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Aston Villa.

Skuadra nga Anfield ishte duke humbur në pjesën e parë me rezultat 1-0, por në fund bënë përmbysje duke fituar takimin 1-2.

Andrew Robertson dhe Sadio Mane shënuan golat në minutat e fundit për fitoren e 10-të këtë edicion të The Reds.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se nuk besonte se do të marrin fitore ndaj Villas.

Aston Villa vs Liverpool (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Duke qenë se kemi realizuar disa përmbysje në minutat e fundit në këto ndeshjet e fundit, nuk mendoja se do të arrinim një tjetër ndaj Aston Villës”.

“Nuk kemi zgjedhje tjetër përveçse të vazhdojmë përpara. Do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kjo dihej për shkak të cilësisë së Aston Vilës. Ia vështirësuam punën vetes. Nisëm të luajmë futboll, por jo siç duhej. Pësuam një gol dhe nuk ishte e lehtë të ndryshonim pasimet e gabuara”, tha trajneri i Liverpulit

“Kur shënon vonë është fat, por kjo nuk do të thotë se nuk e merituam të fitonim”, deklaroi Klopp.

Liverpooli vazhdon të mbetet lider në Ligën Premier me 31 pikë pas 11 ndeshjeve. /Telegrafi/