Klopp: Do të mbrohemi ndaj Hoffenheimit
13/12/2013
Dortmundi ka mungesë të disa lojtarëve kryesorë në mbrojtje, përfshirë Neven Subotic dhe Mats Hummels, si edhe mesfushorët defensiv Sven Bender dhe Ilkay Gundogan për shkak të lëndimeve, derisa Sokratis është i suspenduar.
Klopp, i cili pritet ta inkuadrojë të riun Marian Sarr, pas debutimit të tij në Ligën e Kampionëve në mesjavë, pranon se ka mangësi në mbrojtje.
“Ne duhet të sulmojmë, t’i shfrytëzojmë shanset tona dhe të mbrohemi në mënyrë sensacionale”, ka thënë Klopp.
Dortmund ka pësuar tre disfata në katër ndeshjet e fundit në Bundesliga dhe pozicionohet në vendin e tretë të tabelës, dhjetë pikë prapa liderit, Bayern Munich. /Telegrafi/


