Please enter at least 3 characters.

Klopp dhe Fekir kanë marrëveshje që nga Viti i Ri

2018/05/klopp-fekir.jpg

Mediat franceze kanë zbuluar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pasur një marrëveshje verbale me yllin e Lyonit, Nabil Fekir, që prej Vitit të Ri.

Ditëve të fundit është pohuar se Liverpoli dhe Lyoni kanë arritur marrëveshje për transferimin e Fekir.

Marrëveshje mes palëve thuhet se është arritur në shifrat rreth 60-70 milionë euro, marrëveshje e cila u mohua shpejt nga të dyja palët.

Megjithatë, gazetari i France Football, Nabil Djellit, këmbëngul se Klopp e di se Fekir përfundimisht do t'i bashkohet atij në Anfield këtë verë.

Nabil Fekir (Getty Images)

"Klopp gjithmonë mund të jetë ironik për një marrëveshje me Fekirin", ka thënë fillimisht Djellit.

"Të dy u takuan në fillim të vitit. Ekziston një marrëveshje verbale midis tyre".

"Pjesa tjetër tani duhet të bëhet, marrëveshja mes klubeve dhe konkurrenca e mundshme nga ekipet e tjera".

"Mund të them se marrëveshja është e konfirmuar, por jo e nënshkruar, pak a shumë si (Thomas) Tuchel!", përfundoi gazetari i France Football. /Telegrafi/