Please enter at least 3 characters.

Kloop: Kam humbur gjashtë finale, po nesër është ndryshe

2019/05/GettyImages-1148623993.jpg
255:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet finalja e garës më të rëndësishme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitana”, të Madridit.

Pasditen e sotme ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp, në stërvitjen e fundit . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kjo është finalja e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas asaj të humbur vitin e kaluar ndaj Real Madridit (ndërsa trajneri gjerman e ka humbur një tjetër finale në këtë garë me Borussia Dortmundin).

Përtej futbollit të bukur, Klopp njihet edhe si një “humbës i madh” i finaleve, pasi ka dështuar në plot gjashtë raste.

Jurgen Klopp e Mohamed Salah . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Kam humbur gjashtë finale në karrierën time dhe po të dija motivin, do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi”.

“Megjithatë e kaluara nuk vlen aspak, pasi këtë sezon e kemi mposhtur dy herë Tottenhamin, por nesër në mbrëmje, e di që do të jetë tërësisht ndryshe”, ka thënë trajneri gjerman. /Telegrafi/