Please enter at least 3 characters.

Klinika "Zhan Mitrev": Ekzaminimi me ultratinguj i sistemit muskuloskeletor

2024/04/Eho-pregled-na-muskoloskeletniot-sistem-1536x1229-1-e1712320729159.jpg

Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një procedurë diagnostike jo invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë e bazuar në përdorimin e valëve ultratinguj me frekuencë të lartë.
Me ekzaminimin ekografik të sistemit muskuloskeletor mund të shohim qartë: hapësirën e kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe nervat individualë. Përdorim ultratinguj për:

- Lëndimet dhe proceset inflamatore të tendinave dhe ligamenteve
- Lëndimet e muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës dhe duke vlerësuar kohën e rikuperimit
- Përjashtimin ose konfirmimin e dyshimit për një proces të mundshëm tumoral të zgjeruar të indit dhjamor nënlëkuror dhe strukturave të muskujve
- Procesin inflamator në artikulacion dhe praninë e lëngjeve në nyje
- Ndryshimet degjenerative në kyçe
- Proceset inflamatore në bursa
- Ekzaminimin e nervave individual

Ekzaminimi është shumë i shkurtër, zgjat vetëm 15-20 minuta dhe nuk kërkon përgatitje e veçantë.

Në klinikën tonë punojnë radiologë dhe ortopedë me përvojë shumëvjeçare të cilët ju qëndrojnë në dispozicion. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484