Please enter at least 3 characters.

Klinë, një person ia vret qenin një gruaje

2023/02/Ilustrim-shiriti-i-ndalimqarkullimit-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Një person në Klinë ka vrarë qenin një gruaje, që e kishte fqinje. 

Lidhur me rastin policia ka konfiskuar dy armë gjahu, transmeton Telegrafi.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin ankueses femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje", bën të ditur policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/