Please enter at least 3 characters.

Klina s’ka skuadër elitare, por futbollistë të spikatur

2016/01/klina-s-rsquo-ka-skuad-euml-r-elitare-por-futbollist-euml-t-euml-spikatur_hd.jpg

Nëse Klina mund të krenohet me futboll dhe futbollistë pasluftës, atëherë janë dy lojtarët e spikatur, Mark Milicaj që luan për Istogun dhe Altin Merlaku i Dukagjinit, raporton SportPlus.

Milicaj, është shënuesi më i mirë i Superligës me nëntë gola të realizuara në stinorin vjeshtor, ndërkaq, Altin Merlaku i Dukagjinit, ka shënuar 13 gola në Ligën e Parë, duke qenë kështu realizuesi më i mirë.

Që të dy janë nga Klina dhe aktualisht, janë ndër futbollistët më të kërkuar nga skuadrat elitare, pas përformancës së mirë që treguan. Madje, Milicaj dhe Merlaku janë shokë shumë të mirë dhe luajnë së bashku në futboll të vogël, në pushimin ndërmjet dy stinorëve, por nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme të afërt t’i shohim duke luajtur së bashku në një skuadër. /Telegrafi/