Kjo është kryesia e re e LDK-së, aty nuk janë Agim Veliu dhe Haki Rugova
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.
Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.
Anëtarë të kryesisë së re të LDK-së nuk janë as Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Kjo është lista e kryesisë së re të LDK-së e bërë publike nga mediat, ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.
Kryetar: Lumir Abdixhiku
Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi
Sekretar: Imri Ahmeti
Anëtarë:
Kujtim ShalaAvdullah HotiHykmete BajramiArben GashiArmend ZemajSibel HalimiDoruntinë MalokuEkrem HyseniArdian ShalaXhafer TahiriAlban ZogajVlora DumoshiSafet KamberiBrikenda KryeziuFadil KrasniqiSokol HalitiTeuta SahatqijaValon MurtezajBesian MustafaLutfi ZharkuMuhamet HamitiFaton BislimiRrezarta KrasniqiIlir FeratiBesa GaxherriKryetare e Forumit të Gruas: Lirije KajtaziForumit Rinor: Fidan Rekaliu


