Please enter at least 3 characters.

Kishin dalë në terren për të ndërtuar istikame të reja – ukrainasit godasin me HIMARS ushtarët rusë

2024/04/1-44.jpg

Gjatë një operacioni të ushtrisë ukrainase, përkatësisht pjesëtarët e SSO-së që merren me operacione speciale, kanë arritur të neutralizojnë një grup ushtarësh rusë.

Rusët kishin filluar me ndërtimin e istikameve dhe hapnin gropa për fshehjen e municionit – duke menduar se afër tyre nuk kishte fare ushtarë ukrainas, transmeton Telegrafi.

Derisa po groposnin dukeshin shumë të relaksuar dhe të bindur se nuk do t’i pengojë askush – megjithatë nuk ndodhi si e kishin menduar ata.

Në një moment u goditën nga artileria ukrainase që aktivizoi menjëherë sistemin raketor amerikan HIMARS – me të cilin i goditën rusët.

Shumica prej ushtarëve rusë mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse ata që mbijetuan se ishin më larg – u panë duke vrapuar për t’i shpëtuar më të keqes.

Nga Kievi është bërë e ditur se 14 ushtarë rusë kanë mbetur të vrarë dhe 14 tjerë janë plagosur rëndë. /Telegrafi/