Please enter at least 3 characters.

Kino sjell projektin e ri muzikor "Ma Bella"

2019/01/50119007_235506907324952_4629852917557602156_n-e1548003158660.jpg

Rap-artisti i ri i skenës, Fetah Muqaku i njohur si Kino, ka publikuar për publikun projektin e tij të ri muzikor.

"Ma Bella" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Producent i këngësështë Valon Miftari, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet rap-artisti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.

Ana vizuale e projekti i është besuar regjisorit Granit Dragaqina.

Kino është një emër i ri i skenës muzikore, me dëshirën për tu bërë në të ardhmen një nga emrat më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/