Please enter at least 3 characters.

Kimmich: Liverpooli është favorit

2019/02/Kimmich.jpg
314:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 12: Joshua Kimmich of Bayern Muenchen battles for the ball with Daley Blind of Ajax during the UEFA Champions League Group E match between Ajax and FC Bayern Munich at Johan Cruyff Arena on December 12, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Joshua Kimmich beson se Liverpooli është favorit kundër Bayern Munichut në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.  

Të dy klubet do të luajnë ndeshjen e parë nesër ( martë) me fillim nga ora 21:0 në stadiumin mitik Anfield.

Kimmich mendon se skuadra e tij do të hyjë si jo-favoritë ndaj finalistëve të sezonit të kaluar, Liverpoolit.

"Liverpooli është favorit", ka thënë fillimisht mbrojtësi gjerman për The Telegraph.

Kimmich gjatë ndeshjes ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

"Ata kanë humbur një ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit dhe kanë pranuar në vetëm 15 gola, ndërsa ne nuk jemi aq të qëndrueshëm sa më parë".

"Tani, është pak më ndryshe: Është një shans për t'u zhvilluar, për të gjetur mënyra të reja për sukses".

"Jemi pranë Dortmundit, në çerekfinale të DFB-Pokal dhe ende në garë në Ligën e Kampionëve".

"Por duhet të përmirësojmë stilin tonë të lojës përpara se të krahasohemi me ekipet më të mira në Evropë", përfundoi Kimmich. /Telegrafi/