Please enter at least 3 characters.

Kim merr dhuratë një Mercedes-Benz SUV nga Kanye në Miami, ndërsa vazhdon me publikimin e imazheve me bikini

2018/08/KimKardashiann-e1535373832877.jpg
210:"LOS ANGELES, CA - JULY 15: Kim Kardashian West attends the Beautycon Festival LA 2018 at the Los Angeles Convention Center on July 15, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i muzikës hip-hop, Kanye West, e ka befasuar gruan e tij, Kim Kardashian, duke i bërë dhuratë një Mercedes-Benz SUV me ngjyrë të gjelbër neon.

Reperi i njohur ka vendosur t'ia blejë partneres së tij automjetin 4×4 SUV që bie në sy, ndërsa menjëherë pas, 37-vjeçarja e ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për t'u treguar fansave të saj për dhuratën.

"Shikoni kush më ka befasuar me këtë 'zemrën'. Mora automjetin e ëndrrave të mia dhe isha shumë e gëzuar në Miami", ka shkruar Kim.

https://twitter.com/RSpotlights/status/1033469577701650432

Me automjetin e saj të ri, bukuroshja ka shëtitur në Miami, ku ka qëndruar për pushime me familjen e saj.

Në ndërkohë, ajo ka vazhduar me publikimin e fotografive me bikini nga plazhi.

Kim e ka publikuar një imazh, në të cilin ka pozuar me bikini të zeza me mbishkrimin: "Poza ime e preferuar e plazhit". Dhe natyrisht se fansat e saj e kanë pëlqyer. /Telegrafi/