Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian publikon prapaskenat e pozimit nudo për parfumin e ri

2018/05/KimKardashiann-e1525548665852.jpg
232:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 26: Television personality Kim Kardashian arrives at the Tao Nightclub at The Venetian Las Vegas to celebrate her 33rd birthday on October 26, 2013 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Në javët e fundit, Kim Kardashian ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes në faqet rozë, ekspozimeve të saja.

Nga pozat me bikini deri te shfaqja lakuriq, 37-vjeçarja ka ditur të marrë vëmendjen para lansimit të parfumit të saj.

Para gjashtë ditësh, ajo e lansoi parfumin e ri KKW, i cili kushton 60 dollarë (50 euro), ndërsa është siguruar që produkti i ri kozmetik të shitet shpejt.

Ditë më parë, Kim i ka publikuar disa imazhe nga seti forografik për promovimin e parfumit të ri.

Në profilin e KKW në Instagram, ylli televiziv është paraqitur tërësisht nudo, por trupin e ka pasur të lyer.

Forma e parfumit të ri të Kardashian është e bazuar pikërisht në trupin e saj.

Prandaj shfaqja e Kim pa rroba ka pasur të bëjë me promovimin e produktit të saj të ri.

Dhe kur është fjala për poza lakuriqe, bukuroshja amerikane nuk heziton të zhvishet. /Telegrafi/