Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian i del në mbrojtje atdheut të saj, reagon fuqishëm për sulmet që Azerbajxhani po planifikon të kryejë ndaj Armenisë

2020/07/GettyImages-1155753181.jpg
315:"WASHINGTON, DC - JUNE 13: Kim Kardashian West speaks during an East Room event on “second chance hiring” June 13, 2019 at the White House in Washington, DC. President Donald Trump held the event to highlight the achievements on Second Chance hiring and workforce development. (Photo by Alex Wong/Getty Images)
12:"Getty Images

Kim Kardashian është duke përdorur ndikimin e saj masiv në rrjetet sociale për të vënë dritë mbi ngjarjen e fundit në luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Të enjten, 39-vjeçarja e cila është edhe studente e juridikut njoftoi 179 milionë ndjekësit e saj në Instagram se Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kërcënoi të bombardonte atdheun e stërgjyshërit të babait të saj, shkruan DailyMail.

“Përkundër një pandemie të vazhdueshme globale, Azerbajxhani ka shkelur thirrjen e Kombeve të Bashkuara për armëpushim global me sulme të paaprovuara kundër Republikës së Armenisë”, shkroi ajo në InstaStory.

Sipërmarrësja pronare e ‘K0KW Beauty’ shtoi: “Strukturat civile në Armeni janë shënjestruar dhe Azerbajxhani tani ka kërcënuar të bombardojë termocentralin bërthamor në Armeni”.

"Ndërkohë, ndryshimet e kongresit në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare do të votohen javën e ardhshme për të siguruar që Sh.B.A. nuk i mundëson Azerbajxhanit ndihmë ushtarake që do të përdoret kundër Armenisë dhe Artsakh-it”, shpjegoi më tej ajo.

Pastaj, ajo i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që 't'i kushtojë vëmendje dhe ndërhyrjes' me masat politike dhe diplomatike për të 'parandaluar përshkallëzimin e panevojshëm dhe humbjen e jetës njerëzore'.

Nëna e katër fëmijëve shprehu mbështetjen e saj për bashkëqytetarët e saj armenë dhe u lut për ata që janë 'të përfshirë në tensionet e fundit në kufirin e vendit'.

"Unë bëj thirrje për një zgjidhje paqësore për këto sulme të paaprovuara gjatë kësaj pandemie tashmë shumë të vështirë", përfundoi ajo, përpara se të inkurajonte fansat e saj të thërrasin senatorët dhe përfaqësuesit e tyre, në mbështetje të Armenisë.

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Studentja e ri e drejtësisë, e cila po studion të marrë provomin e jurisprudencës në Kaliforni, pagëzoi tre fëmijët e saj më të vegjël në Armeni vitin e kaluar.

Në tetor, ajo vlerësoi lajmet se Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi një rezolutë për të njohur gjenocidin armen të vitit 1915. /Telegrafi/