Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian fiton deri në 500 mijë euro për një postim në Instagram!

2019/05/kim4-e1556968038257.jpg
210:"LOS ANGELES, CA - JULY 15: Kim Kardashian West attends the Beautycon Festival LA 2018 at the Los Angeles Convention Center on July 15, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli Kim Kardashian ka raportuar së fundmi përmes disa dokumenteve ligjore se sa influencuese dhe e fuqishme është.

Ajo ka ngritur padi ndaj kompanisë "Missguided USA", e cila sipas saj ka shrytëzuar imazhin e Kardashianit për reklamë, pa marrë miratim nga ajo.

Ndër të tjerash, në dosjen e dorëzuar në Gjykatë, Kim përmend faktin se ajo fiton nga 300 deri në 500 mijë dollarë për një postim në Instagram.

Sipas saj, është jo e rregullt që kompania të reklamojë me imazhin e saj pa pasur marrëveshje, dhe për këtë arsye ajo i ka paditur ata me dëmshpërblimin prej pesë milionë dollarëve.

Megjithatë, "Missguided USA" edhe pse të paditur nuk kanë vendosur fare t'i kundërpërgjigjen Kimit.

Në akt-padi, 38-vjeçarja nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se merr oferta të majme nga kompani të ndryshme për t'i reklamuar në Instagram, por që edhe i refuzon me raste kur produktet e kompanisë nuk i pëlqejnë. /Telegrafi/