Please enter at least 3 characters.

Kida shfaqet pjesërisht nudo, mbulon gjoksin me duar

2020/09/kida_120192588_2640457982861403_7566354047290746973_n-e1601299033308.jpg

Ajo ka filluar të vijë më ndryshe me paraqitjet e saj, ndërsa po ekspozohet më shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Orhidea Latifi, e njohur si Kida, e cila përmes imazheve po mban të azhurnuar fansat e saj.

Çka po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj është se në imazhet e fundit ajo po shfaqet më ndryshe, sikurse ka bërë edhe së fundmi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Kida është shfaqur pjesërishe e zhveshur, teksa ka mbuluar gjoksin me duar.

Flokët bionde i ka stiluar në mënyrë që t’i ketë mbrapa kokës, ndërsa për makijazh ka përdorur nuanca më të çeltë.

Në pjesën e poshtme ajo mbante një palë pantallona me lule të gjebërt, kurse edhe dorezat i kishte me të njëjtin dizajn.

Kujtojmë se ajo është ende duke shijuar suksesin e këngës “Edhe Sa”, që u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/