Please enter at least 3 characters.

Kida frymëzohet nga Rita Ora për klipin e ri?

2021/04/kopert-2.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, këto ditë është duke qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E teksa është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, Kida në të njëjtën kohë po kryen edhe xhirimet e klipit të saj më të ri.

Kësaj radhe ajo do të vijë në një bashkëpunim me reperin gjerman Samra, i cili gjithashtu ndodhet në Dubai për xhirimet këto ditë.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi me këngëtaren shqiptare, të realizuar së fundmi në shesh-xhirim, ku Kida duket mjaft tërheqëse me një veshje rozë para një numri veturash.

Mirëpo një skenë e tillë nuk duket të jetë diçka jo e parë për publikun më herët, pasi një klip të ngjashëm e ka realizuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Bëhet fjalë për klipin "New Look", i cili u publikua në vitin 2019, e që ishte xhiruar në Dubai, madje një nga skenat ishte realizuar në urën e famshme "Meydan" - pikërisht aty ku Kida dhe Samra po e xhirojnë klipin e tyre.

Edhe Rita Ora kishte interpretuar këngën e saj në një veshje të lëkurës, para një numri të madh veturash, nën dritat e urës së famshme me konstruksion të valëzuar.

Duke parë në fotografinë e xhirimeve, përveç lokacionit, Kida duket të jetë inspiruar edhe nga skenari i klipit të Ritës, i cili ishte konceptuar si një mini-film i "Fast and Furous".

Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret e tregut vendor inspirohen nga yjet botërorë për klipet e tyre. /Telegrafi/