Please enter at least 3 characters.

KFOR-i përgënjeshtron lajmet se "ua kanë ndaluar disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës"

2023/06/KFOR-kosovo-07-2.jpg
157:"Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:
9:"FoNet/EPA

KFOR-i ka përgënjeshtruar disa thashetheme që po qarkullojnë në rrjetet sociale se gjoja ata ua kanë ndaluar disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media KFOR-i njofton se këtë pretendime nuk qëndrojnë dhe se misioni i NATO-s nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale që pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza. KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, vijon tutje njoftimi./Telegrafi/