Please enter at least 3 characters.

KFOR-i amerikan në Bondsteel trajnon anëtarët e ShKShMK-së për mjekësinë emergjente dhe evakuim nga ajri me helikopter

2024/01/415251410_684728460409286_7410931879699385508_n-e1704894580107.jpg

Anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) sot kanë kryer një trajnim nga KFOR-it amerikan në kampin Bondsteel.

Anëtari i ShKShMK-së, Faton Panxha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky trajnim është kryer për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter.

“Sot më datë 10 Janar, 2024, anëtarët e SHKSHMK-se janë trajnuar nga KFOR-i amerikan në kampin Bondsteel për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter”, ka thënë Panxha. /Telegrafi/