Please enter at least 3 characters.

Këto emisione shikohen më shumë në Maqedoni

2016/10/Tv-1.jpg

Në Maqedoni ka oferta të shumta për zbavitje në programet televizive vendore dhe ndërkombëtare por qytetarët e Maqedonisë preferojnë vetëm disa nga emisionet për të cilat ata ndajnë kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Discovery Channel'' ju pëlqen më shumë qytetarëve të Maqedonisë me emisionet për zbulimet e ndryshme që ata i prodhojnë. 11.98% është shikueshmëria javore në Maqedoni për ''Discovery Channel'' ku ndiqen emisione rreth shkencës, kriminilastikës, astronomisë, ekologjisë dhe trendet e reja shoqërore.

Pas ''Discovery Channel'' vijnë programet sportive të transmetuara në ''Sport Club'' që e merr vëmendjen e 10.35% shikuesve për një javë.

Programi i tretë është ''EuroSport'' me 5.75% të shikueshmërisë.

Pas këtyre vijnë ''Fox Live'', ''National Geographic'' dhe ''Animal Planet''./Telegrafi/