Please enter at least 3 characters.

Këto aplikacione largoni menjëherë në Android: Ato vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

2021/06/cUcA7jYotjFR2DwHqyNsTa-1200-80.jpg

Joker është kthyer. Nga Joker, ne i referohemi virusit që jo vetëm mbledh të dhëna nga përdoruesit e Android, por gjithashtu vjedh para dhe më shumë.

Virusi u zbulua së fundmi në tetë aplikacione Android të renditura në Google Play Store nga Quick Heal Security Labs të cilat e raportuan atë te Google dhe aplikacionet e prekura u hoqën.

Virusi Joker është i rrezikshëm sepse mund të vjedhë të dhënat personale të përdoruesve, listat e kontakteve, informacionin e pajisjes, mesazhet, të bëjë thirrje telefonike dhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Aplikacionet e infektuara janë:Auxiliary MessageFast Magic SMSFree CamScannerSuper MessageElement ScannerGo MessagesTravel WallpapersSuper SMS

Nëse keni ndonjë nga këto aplikacione në telefonin tuaj Android, duhet t'i çinstaloni ato menjëherë. /Telegrafi/