Këta trendë të viteve ’70 sërish po kthehen në krye të listës së modës
Këtë vjeshtë skenën e modës e kanë vërshuar trendët më të ndryshëm
Oferta është më e madhe se kurrë më parë, pra çdo femër mund të gjejë diçka për veten.
Me të madhe janë kthyer edhe pjesët të cilat kanë qenë aktuale gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Nëse deri tani nuk i keni blerë, është koha e duhur t’i blini këto gjëra:
1. Çizmet e gjata deri mbi gjunjë
Ky model ka qenë shumë i popullarizuar gjatë viteve ’70, ndërkaq këtë vjeshtë janë bërë veshje që pa to pothuajse është e pakuptueshme.
Diane Von Fürstenberg thotë që secila femër patjetër duhet të ketë një fustan të këtillë. Pos që aktualisht është hit i pakontestueshëm, u rri shkëlqyeshëm të gjithave.
3. Stili monokromatik
Asgjë më pak aktuale nuk është as sot. Zgjidhni ngjyrën e preferuar dhe ndiqni këtë stil interesant.
Femra në veshje të prera mirë duket jashtëzakonisht e fuqishme dhe joshëse.
Fanellat, bluzat dhe duksat me porosi interesante të shkruara, sërish janë në trend.
6. Fustane rrëshqitëse
Fustanet rrëshqitëse të kombinuara me çizme dhe triko mund të duken shkëlqyeshëm.
Aksesorë të shkëlqyeshëm të cilat çdo veshje e bëjnë interesante.
/Telegrafi/


