Please enter at least 3 characters.

Kessie zgjedh paratë e Arabisë, Juventusi synon transferimin e Thomas Partey

2023/08/Screenshot-2023-08-05-100300.png

Franck Kessie ka qenë opsioni kryesor i Juventusit për mesfushën, por Zonja e Vjetër nuk ka arritur transferimin e tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë tanimë i ka njoftuar italianët se karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite te Al-Ahli.

Juventusi ka ndryshuar tanimë objektiv dhe është rikthyer te një njohje e vjetër, Thomas Partey.

Mesfushori ganez pas tre viteve është gati të largohet nga Arsenali pasi me ardhjen e Declan Rice nuk pritet të luaj rol të rëndësishëm.

Zonja e Vjetër po mundohet ta bind lojtarin të transferohet në 'Allianz Stadium' duke i ofruar një kontratë katër vjeçare.

Torinezët tanimë kanë hapur negociatat edhe me Arsenalin, ku oferta e parë e tyre është 25 milionë euro për transferimin e ganezit.

Megjithatë londinezët pretendojnë të fitojnë më shumë nga shitja e Parteyt, derisa mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për transferimin e mesfushorit në Serie A. /Telegrafi/