Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar me inicialet I.M., i cili u arrestua të dielën gjatë një operacioni policor në Zveçan.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
"Ndaj të arrestuarit në Zveçan, kërkohet t'i caktohet masa e paraburgimit. Pas operacionit policor të realizuar të dielen në Zveçan, ku u arrestua i dyshuari (I.M.), nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në vijim keni pamje zyrtare gjatë operacionit dhe arrestimit të personit të dyshuar", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


