Please enter at least 3 characters.

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në rastin “Brezovica” - Policia u sekuestroi para, armë dhe municion

2022/03/41-1.png

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., - zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit”, transmeton Telegrafi.

Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

- Dokumente të tatimit në pronë,- Dokumente të MMPH-së,- Dokumente me plane,- Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),- Lista me numra të parcelave,- Telefon "Samsung S7",- Telefon Poco X3,- Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,- Para të gatshme 705,00 USD,- Para të gatshme 170,00 CHF,- Para të gatshme 60,00 Pound,- Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,- Thika të ndryshme (13 copë),- Dorëz e revoles (1 copë),- Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)- Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)- Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),- Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe- Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

- Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,- Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,- Një (1) jelek anti-plumb,- Një (1) thikë ushtarake,- Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,- Një (1) gaz maskë,- Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,- Dy (2) fishek të armës së gjatë,- Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,- Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,- Dy (2) fishek të pistoletës E43,- Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,- Dy (2) radiolidhje Switer,- Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,- Një (1) palë dylbi “Tento X50”,- Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,- Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,- Një (1) shufër metalike,- Radiolidhje Motorolla,- Një (1) telefon “Iphone 11” dhe- Një (1) telefon “Huawei”. /Telegrafi/