Please enter at least 3 characters.

Kërkohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për dëmet që sjell gluteni

2016/01/dhjet-euml-shenja-q-euml-ju-pengon-gluteni_2_hd.jpg

Shoqata "Pa gluten" nga Gjevgjelia kërkon që të forcohen të drejtat e pacientëve që janë alergjik ndaj glutenit dhe që janë të prekur nga telangiektazia hemorragjike e trashëguar.

Sipas tyre, prodhuesit duhet t'u mundësojnë konsumatorëve të dhëna kyçe për natyrën dhe karaterin e ushqimit, përfshi edhe në formë të shenjave të njohura ndërkombëtarisht, respektivisht nëse prodhimi përmban gluten, apo jo.

Në konferencën e mbajtur në Shkup, të titulluar "Luftë për të panjohurën", me rastin e Ditës botërore pa gluten, shoqata bëri thirrje për më shumë vetëdije te qytetarët për diagnostifikim të hershëm dhe përcjellje të rregullt të sëmundjes./Telegrafi/