Please enter at least 3 characters.

Kërkohet nga top klubet evropiane, PSG merr vendimin për Bradley Barcola

681:"New Jersey, USA, 9th July 2025. Bradley Barcola of PSG during the Paris Saint Germain vs Real Madrid FIFA Club World Cup Semi Final match at Metlife Stadium, New Jersey. Picture credit should read: David Klein / Sportimage EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. SPI_243_DK_PSG_Real_Madrid SPI-4011-0243 2025.07.09 East Rutherford pilka nozna , klubowe mistrzostwa swiata w pilce noznej FIFA , PSG Paris Saint-Germain - Real Madryt Foto IMAGO/PressFocus !!! POLAND ONLY !!!
16:"IMAGO/PressFocus

Bradley Barcola pritet të qëndrojë te PSG, përkundër interesimit nga klubet e mëdha evropiane.

Pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin me një transferim te Bayern Munich, Bradley Barcola pritet të qëndrojë te Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Sipas L’Equipe, nuk ka asnjë mundësi reale që anësori 21-vjeçar të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Barcola është bërë pjesë e rëndësishme e planeve të Luis Enrique, pas një sezoni debutues mbresëlënës në Paris.

Përveç Bayern Munichut, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe disa klube të Ligës Premier, përfshirë Liverpoolin, Arsenalin dhe Manchester United.

Megjithatë, PSG po planifikon ta mbajë yllin francez në skuadër dhe do të nisë së shpejti bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.

Klubi synon t’i ofrojë Barcolës një rritje të ndjeshme të pagës, që mund ta vendosë atë mes pesë lojtarëve më të paguar të ekipit.

Barcola, i cili u transferua nga Lyon verën e kaluar, është i lumtur në Paris dhe mbetet i përkushtuar ndaj projektit afatgjatë të klubit. /Telegrafi/