Please enter at least 3 characters.

Kërcënoi ish-gruan përmes mesazheve në telefon në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari

Në Stacionin Policor Mitrovicë Veri sot është raportuar një rast i veprës penale “Kanosje”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se bazuar në hetimet fillestare, personi i dyshuar M.M. (1980) dyshohet se ka kanosur ish-gruan e tij përmes mesazheve në telefon.

"Në lidhje me këtë informacion, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta në terren, ku ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar në adresën e banimit të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut. I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin e raportuar. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal 'Kanosje' ", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas verifikimit të personit, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”.

"Sipas urdhëresës së gjykatës, pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 15 ditësh burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave ndaj të cilëve ka urdhër-arreste aktive të lëshuara nga organet e drejtësisë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/