Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja Tamar Braxton ka tentuar ta vrasë veten

2020/07/TamarBraxton-1-e1595178543579.jpg
235:"WEST HOLLYWOOD, CALIFORNIA - APRIL 02: Tamar Braxton is seen as We TV celebrates the premiere of "Braxton Family Values" at Doheny Room on April 02, 2019 in West Hollywood, California. (Photo by Earl Gibson III/Getty Images for WE tv )
22:"Getty Images for WE tv

Këngëtarja, aktorja dhe personaliteti televiziv amerikan, Tamar Braxton, ka tentuar ta vrasë veten – raporton Entertainment Tonight.

Motra e të famshmes Toni Braxton është gjetur pa vetëdije në një dhomë në Los Angeles, ndërsa aktualisht thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Spekulohet se Tamar, e cila është themeluese e grupit “The Braxtons”, ka tentuar ta vrasë veten duke marrë një sasi të madhe të barnave.

(Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for Def Jam/Guliver)

43-vjeçaren e ka gjetur i dashur i saj, ndërsa bëhet e ditur se në muajt e fundit ajo ka kaluar një periudhë të rëndë dhe emocionale.

Këngëtarja e nominuar për Grammy ishte hospitalizuar të enjten mbrëma, pasi shërbimet emergjente ishin thirrur në rezidencën e saj me dyshimin për mbidozë dhe përpjekje për vetëvrasje.

Edhe pse është në gjendje stabile shëndetësore, ajo vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. /Telegrafi/