Please enter at least 3 characters.

KËNGA E TAKIMIT TË FUNDIT

2019/06/Anna-Akhmatova-e1561370893848.jpg

Poezi nga: Anna AkhmatovaPërktheu: Vasil Çuklla

Në gjoks, një shtrëngim
humbas hapat, përshpejtoj…
Nga ankthi, nga tmerri vesha
dorashkën e majtë, në të djathtën dorë.
Është e pamundur, të hypi këto shkallë.
Janë vetëm tre, e di, por si t’i ngjis…
Një tingull i ëmbël sillet brenda pemëve
dhe vjeshta më thotë: “Tani me mua, vdis!
Fati gjithmonë i paqëndrueshëm,
i panurë si ty. Ndjehem dëshpëruar…
zgjidhje nuk shoh - i shtrenjti im!
Vdes e braktisur, e vetmuar.
Hedh vështrimin, ja shtëpia, ja oda
të qelibartë, digjen qirinjtë,
në takimin e fundit, në bashkimin tonë
dhe zëri yt, akoma brenda veshëve të mi
këndon… këndon… këndon!