Kënga e re e Ritës vjen në maj
29:"© Getty Images for Annabel's
21/04/2015
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar se në muajin maj do të lansojë këngën e re.
Ylli me famë botërore nuk ka sjellë këngë solo që prej “I Will Never Ley You Down” të lansuar majin e kaluar, por ka sjellë duete me Charles Hamiltonin dhe Charli XCX.
Rita ka konfirmuar se këngën e saj solo do ta lëshojë më 11 maj, njofton koha.net
Ajo nuk e ka treguar titullin e këngës, por më herët kishte thënë se kënga e re do të quhej “Testosterone”.
Njëherësh albumi i dytë i Ritës pritet të vijë më vonë gjatë vitit. /Telegrafi/


