Please enter at least 3 characters.

Kënga e Dafinës nuk është e kopjuar, thotë menaxhmenti

2016/01/Dafina-Zeqiri-e1424722008753.jpg

Adam Reeves ka mohuar kategorikisht se kënga e “Te ti” e Dafina Zeqirit është e kopjuar.

Sot, menjëherë pas lansimit të këngës, Duffy u akuzua se ka kopjuar këngën e saj nga “Till it hurst” e dyshes Yellow Claw dhe Ayden.

Por, Adam, menaxher i DJ Sardit, producentit që realizoi këngën e fundit të Dafinës, në një proncim për Telegrafi ka mohuar duke thënë se pavarësisht ngjashmërive, “çdo gjë është orkestruar dhe kompozuar enkas”.

“Dua të sqaroj se kënga absolutisht nuk ka lidhje me krahasimin e bërë. Vetëm në kategori të muzikës ngjasojnë, por asnjë e përbashkët nuk gjendet mes tyre”, ka thënë ai për Telegrafi.com.

“Frymëzimi mund të merret nga çfarëdo, por rëndësi ka që në fund të fundit kënga është realizuar 100 për qind me elemente të prodhuara enkas dhe që nuk janë ‘sample’ të thjeshta të marra në interneti”.

“Çdo gjë është orkestruar dhe kompozuar enkas dhe melodia është realizuar nga Dafina”, ka shtuar ai. /Telegrafi/