Please enter at least 3 characters.

Kelly Brook lehtë gjen të dashur (Foto)

2016/01/kell-fk.jpg

Modelja dhe aktorja britanike, Kelly Brook, duket se ka konfirmuar spekulimet se ajo më nuk është beqare.

Mediat raportojnë se bukuroshja 35-vjeçare nuk i ka rezistuar dashurisë së instruktorit të fitnesit në Paris, transmeton koha.net.

Ajo vazhdimisht është parë e shoqëruar nga Jeremy Parisis, ndërsa burimet e Daily Mirror kanë theksuar se ata janë stërvitur së bashku dhe kanë rënë në dashuri.

“Ata për një kohë të gjatë janë duke u stërvitur së bashku dhe ajo tani mezi po pret t’ua prezantojë të dashurin shoqërisë së saj”.

“Janë në fazën fillestare, por Kelly dhe Jeremy janë të lumtur me njëri-tjetrin”, ka thënë burimi. /Telegrafi/