Please enter at least 3 characters.

Kejvina Kthella me poza atraktive, merr vëmendjen e fansave

2020/06/kejvina_kthella_92654450_895759597539254_3542312641807469886_n-e1592151764915.jpg

Kejvina Kthella është njëra nga modelet që vazhdimisht sjell poza atraktive për fansat e saj.

Deri më tani, bukuroshja ka arritur të grumbullojë 596 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, të cilët i informon për më të rejat nga jeta e saj.

Në një postim, në po të njëjtin rrjet social, Kejvina ka sjellë disa imazhe atraktive, që kanë rezultuar të jenë mjaft të pëlqyera.

Në fotografinë e parë ajo është shfaqur tërheqëse, duke theksuar sytë e saj të kaltër, ndërsa në të dytën në vijë të parë ka vënë linjat trupore.

Modelja e njohur gjatë pandemisë coronavirus ka qëndruar në Los Angeles, ku edhe është parë nën shoqërinë e këngëtarit Seven Saraqi.

Sidoqoftë, bukuroshja bionde ka paralajmëruar projekte të reja dhe paraqitje televizive, në të cilat është duke punuar që të realizohen në të ardhmen. /Telegrafi/