Please enter at least 3 characters.

Kean për testet mjekësore te Evertoni brenda 48 orëve

2019/07/MoiseKeanita.jpg
199:"BOLOGNA, ITALY - JUNE 12: Moise Kean of Italy U21 in action during a Italy training session at Casteldebole Training Center on June 12, 2019 in Bologna, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, është shumë pranë që të kalojë te Evrtoni për 30 milionë euro plus bonuset, ndërsa brenda 48 orëve do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore - bëjnë të ditur mediat italiane.

Sipas Sky Sport Italia, Mediaset Premium dhe Goal.com, agjenti Mino Raiola u ka thënë disa ekspertëve italianë të transferimeve se marrëveshja është arritur.

19-vjeçari do të përfitojë tre milionë euro për sezon te klubi anglez, ndërsa thuhet se tashmë është larguar nga kampi stërvitor Continassa për t'u bërë gati për të udhëtuar drejt Anglisë.

(Foto: InstaStory/giovannikean)

Ngecja e vetme në bisedime ka pasur të bëjë me kërkesën e Juventusit për ta ruajtur opsionin e riblerjes, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ia ka arritur qëllimit.

Evertoni do të paguajë 30 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh për talentin e ri italian. /Telegrafi/